Pushim


  • Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim"
    Eksodi / Exodus 33:14
  • Kur zbritën në periferi të qytetit, i Samuelit / Samueli i tha Saulit: "Thuaji shërbëtorit të kalojë para nesh dhe të shkojë përpara, por ti ndalu një çast, në mënyrë që të kem mundësi të të njoftoj fjalën e Perëndisë'
    1 i Samuelit / Samuel 9:27
  • Ai u thoshte atyre të Judës: "Le t'i ndërtojmë këto qytete dhe t'i rrethojmë me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi është akoma në dispozicionin tonë, sepse kemi kërkuar Zotin, Perëndinë tonë; ne e kemi kërkuar dhe ai na ka dhënë paqe rreth e qark". Kështu ata iu vunë ndërtimit dhe u begatuan.
    2 i Kronikave / Chronicles 14:7
  • Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
    Psalmet / Psalms 4:4
  • Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.
    Psalmet / Psalms 27:14
  • Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.
    Psalmet / Psalms 37:7
  • Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.
    Psalmet / Psalms 40:1
  • Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.
    Psalmet / Psalms 46:10
  • Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
    Psalmet / Psalms 55:22
  • Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)
    Psalmet / Psalms 62:8
  • Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.
    Isaia / Isaiah 26:3
  • Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,
    Isaia / Isaiah 30:15
  • Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.
    Isaia / Isaiah 32:17
  • por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.
    Isaia / Isaiah 40:31
  • Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
    Jeremia / Jeremiah 17:7
  • Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t'ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.
    Jeremia / Jeremiah 29:11
  • Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
    Vajtimet / Lamentatians 3:25, 26
  • Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.
    MATEU / Matthew 11:28-30
  • Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
    FILIPIANEVE / Philippians 4:7
  • Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.
    2 TIMOTEUT / Timothy 1:12
  • Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
    1 PJETRI / I Peter 5:7