Frikë

  • Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë? Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb. - Psalmet / Psalms27:1, 5
  • Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.- Psalmet / Psalms34:4
  • por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe". - Fjalët e urta / Proverbs 1:33
  • U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t'ju shpëtuar. - Isaia / Isaiah35:4
  • Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.- Isaia / Isaiah 41:10
  • Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ''Aba, o Atë!''. - ROMAKEVE / Romans8:15
  • Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, - II TIMOTEUT / Timothy 1:7
  • Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)- Psalmet / Psalms46:1-3
  • Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu? - Psalmet / Psalms 56:3, 4
  • Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. - Psalmet / Psalms 91:5, 6
  • Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël. - Fjalët e urta / Proverbs 3:24
  • Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti". - Jeremia / Jeremiah 1:8
  • Po të thotë dikush: ''Unë e dua Perëndinë'' dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh? - 1GJONI / John 4:18
  • Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë. - HEBRENJTE / Hebrew13:5, 6
  • Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë. - GJONI / John 14:27
  • edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.- HEBRENJTE / Hebrew 2:14, 15