Abort


  • Nuk do të vrasësh. -
    Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 5:17
  • Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.-
    Psalmet / Psalms139:16
  • Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. -
    Zanafilla / Genesis 1:27
  • Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim. -
    Psalmet / Psalms127:3
  • Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. -
    Psalmet / Psalms139:13-15
  • Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?-
    Jobi / Job 31:15
  • "Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve". -
    Jeremia / Jeremiah 1:5