Besim


  • Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. -
    ROMAKEVE / Romans10:17
  • Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.-
    Fjalët e urta / Proverbs3:5, 6
  • Dhe Jezusi i tha: ''Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson''. -
    Mark 9:23
  • Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. -
    2 KORINTASVE / Corinthians 5:17
  • sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''. -
    LLUKA / Luke 1:37
  • Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''. -
    MATEU / Matthew 9:29
  • Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen. -
    HEBRENJTE / Hebrew 11:1
  • Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari. -
    JAKOBI / James 1:5-8
  • Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte. -
    HEBRENJTE / Hebrew 11:6
  • sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t'i vërë fre gjithë trupit. -
    JAKOBI / James 2:26
  • Por ai që është me dy mendje, edhe sikur të hajë, është dënuar, sepse nuk ha me besim; dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat. -
    ROMAKEVE / Romans 14:23
  • Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen; -
    HEBRENJTE / Hebrew 10:38
  • Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim. -
    Jobi / Job 13:15
  • Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,-
    Isaia / Isaiah 30:15
  • Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.
    2 TIMOTEUT / Timothy 2:13
  • Ky është ai që erdhi me anë të ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e me anë të gjakut. Dhe Fryma është ai që dëshmon, sepse Fryma është e vërteta. -
    1 GJONI / John 5:4
  • EFESIANEVE / Ephesians 6:16
  • Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë! -
    MATEU / Matthew 17:20
  • Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit, -
    HEBRENJTE / Hebrew 12:2
  • Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë, -
    ROMAKEVE / Romans 5:1
  • Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë! -
    Mark 11:22
  • të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëllohuni nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme,duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin. -
    1 PJETRI / I Peter 1:6-9