Lavdërim

  • Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumë të shijshme dhe pini verëra të ëmbla, dhe u çoni racione atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, sepse kjo ditë i është shenjtëruar Zotit tonë. Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është fuqia juaj". - Nehemia / Nehemiah 8:10
  • Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë". - Psalmet / Psalms 34:1
  • Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë". - Psalmet / Psalms 50:23
  • 1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja. - Psalmet / Psalms 150
  • Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate; Psalmet / Psalms 89:15
  • Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi. - Psalmet / Psalms100:1, 2
  • Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; Psalmet / Psalms92:1
  • 1 Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot. - Psalmet / Psalms101:1
  • Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj. - Psalmet / Psalms97:1
  • Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë. - Psalmet / Psalms97:12
  • Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. - Psalmet / Psalms103:1, 2
  • Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre. - Psalmet / Psalms149:1, 3-5
  • Whoso offereth praise glorifieth me: and to him that ordereth his conversation aright will I shew the salvation of God. - Psalmet / Psalms 50:23
  • Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë". - VEPRAT / Acts 16:25
  • Pastaj, pasi u këshillua me popullin, caktoi ata që duhet t'i këndonin Zotit dhe duhet ta lëvdonin për shkëlqimin e shenjtërisë së tij, ndërsa ecnin përpara ushtrisë dhe thonin: "Kremtoni Zotin, sepse mirësia e tij zgjat përjetë".Kur ata filluan të këndojnë dhe të lëvdojnë, Zoti ngriti një pritë kundër bijve të Amonit dhe të Moabit dhe atyre të malit të Seirit që kishin ardhur kundër Judës, dhe mbetën të mundur. - 2 i Kronikave / Chronicles 20:21, 22
  • Mos e shuani Frymën. - 1 SELANIKASVE / Thessalonians 5:18
  • Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi. - HEBRENJTE / Hebrew 13:15
  • Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën. - Psalmet / Psalms 71:8
  • Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër. - Psalmet / Psalms 71:14
  • Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. - Psalmet / Psalms 113:3
  • duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit! - EFESIANEVE / Ephesians 5:19, 20
  • Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: ''Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë''. - ZBULESA / Revelations 19:5