Mbrojtje

  • Ju do të vini në zbatim statutet e mia, do të respektoni dekretet e mia dhe do t'i zbatoni; kështu do të banoni të sigurt në vendin tuaj. Leviticus 25:18
  • Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij". Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 33:12
  • Prandaj tani prano të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, në mënyrë që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse ti, o Zot, o Zot, ke folur, dhe si pasojë e bekimit tënd shtëpia e shërbëtorit tënd do të jetë e bekuar përjetë!". 2 i Samuelit / Samuel 7:29
  • Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut dhe Sirët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit; Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte. 2 i Samuelit / Samuel 8:6
  • kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe. 1 i Kronikave / Chronicles 17:8
  • Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë. Psalmet / Psalms 21:7-9
  • , Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet. Psalmet / Psalms 63:11
  • Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij". Psalmet / Psalms 132:17, 18
  • Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme, Psalmet / Psalms 144:10
  • Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri. Psalmet / Psalms 4:8
  • Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi. Psalmet / Psalms 16:8
  • Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. Psalmet / Psalms 34:7
  • Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Psalmet / Psalms 46:1
  • Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate. Psalmet / Psalms 91:9, 10
  • Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet. Psalmet / Psalms 127:1
  • sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak. Fjalët e urta / Proverbs 3:26
  • Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi. Fjalët e urta / Proverbs 14:26
  • Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. Fjalët e urta / Proverbs 18:10
  • Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit. Fjalët e urta / Proverbs 21:31
  • Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai. Fjalët e urta / Proverbs 30:5
  • Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve. Amosi / Amos 3:7
  • Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. EFESIANEVE 6:11, 12