Krenari
- Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.- 1 Samuel 2:3
- Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.- Fjalët e urta / Proverbs 11:2
- Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.- Fjalët e urta / Proverbs 13:10
- Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve. - Fjalët e urta / Proverbs 15:25
- Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.- Fjalët e urta / Proverbs 22:4
- Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. - Fjalët e urta / Proverbs 29:23
- Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë. I KORINTASVE / Corinthians 10:12
- Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?- JAKOBI / James 4:10
- Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet''. - LLUKA / Luke 14:11
- Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij. - GALATASVE / Galatians 5:22, 23
- Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, - FILIPIANEVE / Philippians2:3-5
- Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar. - Fjalët e urta / Proverbs 16:5
- Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare. Fjalët e urta / Proverbs 16:18
- Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes. - Fjalët e urta / Proverbs 16:25
- Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.- Fjalët e urta / Proverbs 18:12
- Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! - JAKOBI / James 4:6
- Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.- Psalmet / Psalms 25:9
- dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë. - 1 PJETRI / I Peter 5:5-7
- Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"". - 1 Kings 20:11
- Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"". - Isaia / Isaiah 66:2