Ndarje


  • edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.
    Zanafilla / Genesis 31:49
  • Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.Prandaj edhe unë ia fal Zotit; deri sa të rrojë, ai do t'i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.
    1 i Samuelit / Samuel 1:27, 28
  • Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
    Psalmet / Psalms 23:4
  • Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.
    Psalmet / Psalms 27:10
  • Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
    Psalmet / Psalms 34:18
  • Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
    Psalmet / Psalms 147:3
  • Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.
    Kantiku i Kantikëve 8:7
  • Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.
    GJONI / John 14:18
  • Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.
    ROMAKEVE / Romans 8:18
  • i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.
    2 KORINTASVE / Corinthians 1:4
  • Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin,dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit,
    FILIPIANEVE / Philippians 3:7, 8
  • Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.
    1 SELANIKASVE / Thessalonians 4:13
  • duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.
    1 PJETRI / I Peter 1:7